Paris 2024

Ogunleye e fiton të artën në hedhje të gjyles

Yemisi Ogunleye

Atletja gjermane, Yemisi Ogunleye, ka shkëlqyer të premten në hedhje të gjyles dhe e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Parisit.

Hedhjen e fundit dhe më të suksesshmen, e pati me distancën e 20 metrave.

Zelandezja Maddison-Lee Wesche, e fitoi të argjendtën me hedhje prej 19.86 metrave, kurse të bronztën e fitoi kinezja Song Jiayuan.

Ishte hera e parë prej vitit 1996 që Gjermania fiton në këtë ngjarje, kurse Ogunleye e mori flamurin gjerman dhe bëri xhiro në “Stade de France” për ta festuar titullin e merituar.