Paris 2024

Numri një i botës në tenis tërhiqet nga Lojërat Olimpike

Jannik Sinner

Numri një i botës në tenis, Jannik Sinner është tërhequr nga Lojërat Olimpike “Paris 2024” për shkak të bajameve. 

“Me pikëllim ju njoftoj se fatkeqësisht nuk do të mund të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit”, ka shkruar të enjten Sinner.

“Pas një jave të mirë me stërvitje, fillova të mos ndihesha mirë. Kalova disa ditë duke pushuar dhe mjeku më këshilloi fuqishëm të mos luaja për shkak të bajameve”. 

Italiani 22-vjeçar ka fituar 14 tituj, duke përfshirë Grand Slamin në Australi këtë vit.