Paris 2024

McLaughlin-Levrone thyen rekordin botëror në 400 metra me pengesa

Sydney McLaughlin-Levrone

Atletja amerikane, Sydney McLaughlin-Levrone, e ka thyer rekordin botëror të cilin e kishte vendosur vetë në garën e vrapimit 400 metra me pengesa. 

Ajo e fitoi titullin olimpik në “Parisi 2024” të enjten në mbrëmje, pasi e përfundoi garën me kohën 50.37 sekonda. 

Anna Cockrell e SHBA-së po ashtu, e fitoi medaljen e argjendtë me kohën 51.87 sekonda, kurse holandezja Femke Bol, nuk shkëlqeu në 50 metrat e fundit të garës dhe u stolis me medaljen e bronztë, me kohën 52.15 sekonda. 

Është hera e gjashtë që McLaughlin-Levrone e thyen rekordin botëror. 

Atmosfera në “Stade de France” ishte e zjarrtë.