Paris 2024

Kipyegoni e thyen rekordin e vet olimpik në 1500 metra

Faith Kipyegon

Keniania Faith Kipyegon e ka fituar medaljen e tretë rresht në Lojëra Olimpike.

Të shtunën në “Parisi 2024”, ajo triumfoi sërish në garën e vrapimit 1500 metra.

Ajo ka treguar edhe një herë se është prej vrapueseve më të mira në histori të distancave të mesme.

U bë edhe atletja e parë që arrin tre tituj rresht në këtë garë.

Koha e saj e fitores ishte tre minuta, 51 sekonda e 29 të qindtat, ndërsa e theu rekordin e vet olimpik. 

Australiania Jessica Hull e fitoi të argjendtën, kurse britanikja Georgia Bell, u stolis me medalje të bronztë.

Hull pati kohë 3:52.56, kurse Bell kishte kohën 3:52.61, që është rekord nacional.