Paris 2024

Kina, “mbretëresha” e pingpongut

Kina

Kina është “mbretëreshë” në sportin e pingpongut, edhe te pingpongistet.

Për herën e pestë rresht në Lojërat Olimpike, Kina e ka fituar të artën në garën ekipore.

Treshja Chen Meng, Wang Manyu dhe Sun Yingsha, të cilat garuan edhe në “Tokio 2020” para tre vjetësh, ishin shumë më të mira se kundërshtaret japoneze të shtunën në finalen e "Parisi 2024".

Kinezet i fituan të tria ndeshjet në finale, për ta fituar medaljen e artë.

E argjendta u takoi japonezeve, bartëseve të dyta të turneut, ndërsa me të bronztën u stolisën pingpongistet e Republikës së Koresë.