Kina e ka fituar edhe medaljen e tretë të artë në lojërat olimpike “Paris 2024”.
Yu Xie të dielën e fitoi të artën në qitje, në disiplinën 10 metra pistoletë. Medaljen e bronztë e fitoi e fitoi Paolo Monna i Italisë.
Pas fitimit të medaljes së artë, Xie u shpreh i lumtur me suksesin e arritur.
“Konkurrenca ishte e madhe, por u shpërbleva me rezultat të mirë. E kam pasur të qartë se çfarë dua dhe arrita ta tejkaloj nervozizmin”, deklaroi Xie, shkruan të dielën “The Guardian”.
Kjo është medalja e dytë e fituar nga Kina në garat e qitjes dhe i treti në total deri tash
në Lojërat Olimpike të Parisit. Dyshja kineze Huang Yuting dhe Sheng Lihao ia siguruan Kinës të shtunën medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris. Dyshja kineze fitoi garën e qitjes me pushkë ajrore.