Kina e ka fituar medaljen e artë Olimpike në garën e kanusë 500 metra në çift, të enjten në Lojërat Olimpike të Parisit.
Italia doli e dyta në këtë garë duke e fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Spanja u stolis me medalje të bronztë.
Ji Bowen dhe Liu Hao të Kinës ishin më të shpejtë për dy sekonda sesa dyshja italiane Gabriele Casadei dhe Carlo Tacchini.
Kinezët e mbyllën garën e sprintit me kohën 1:39.48.