Notarja amerikane Katie Ledecky të shtunën mbrëma e ka fituar medaljen e nëntë të artë në Lojërat Olimpike, duke triumfuar në finalen e 800 metrave stil i lirë në "Parisi 2024".
Ishte medalja e katërt radhazi e artë olimpike për Ledeckyn në disiplinën 800 metra stil i lirë, pasi e kishte fituar edhe në "Tokyo 2020", "Rio 2016" dhe "London 2012".
27-vjeçarja barazoi gjimnasten sovjetike Larisa Latynina si dy gratë me më së shumti medalja të arta olimpike.
Ariarne Titmus e Australisë e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa SHBA-ja mori edhe medaljen e bronztë me 25-vjeçaren Paige Madden.