Paris 2024

Kampionia nuk gabon, mposht Zelandën e Re

Kanada

Kampionia në fuqi e turneut olimpik në futboll, Kanadaja, e ka mposhtur Zelandën e Re të enjten, në ndeshjen e parë të Grupit A.

Futbollistet kanadeze fituan me rezultatin 2:1.

Të hënën, stafi i Zelandës së Re e pa një dron teksa fluturonte mbi qendrën stërvitore në St Etienne. Më vonë u zbulua se droni i ka takuar ekipit të Kanadasë.

Më pas, Komiteti Olimpik i Kanadasë njoftoi se i ka kthyer në shtëpi dy anëtarë të stafit të trajnerëve.

Pranë futbollisteve për këtë ndeshje nuk ishte as trajnerja Bev Priestman, e cila vendimin e mori për “fair-play”.

Mackenzie Barry e Zelandës së Re shënoi për 1:0, por kanadezet barazuan shifrat në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë me Cloe Lacassen.

Evelyne Viens në minutën e 79-të shënoi për 2:1 dhe fitoren e Kanadasë.