Paris 2024

Ka disa gramë më tepër, mundësja nga India diskualifikohet nga finalja olimpike

Vinesh Phogat

Vinesh Phogat

Mundësja e Indisë, Vinesh Phogat, është diskualifikuar para finales olimpike në kategorinë deri 50 kilogramë, pasi nuk e kishte peshën e lejuar. Këtë e bëri të ditur të mërkurën Komiteti Olimpik i Indisë.

Phogat është dashur të përballet me amerikanen Sarah Hlderbrant të SHBA-së për medaljen e artë.

“Me keqardhje njoftojmë për diskualifikimin e Vinesh Phoget nga kategoria deri 50 kg në mundje. Përkundër përpjekjeve maksimale nga ekipi gjatë natës, ajo peshoi pak gramë më shumë se 50 kilogramë sot në mëngjes”, thuhet në njoftim.

Diskualifikimi nënkupton se mundësja nuk do të marrë medalje, shkruan Reuters.

Vinesh Phogat bëri bujë të martën pasi eliminoi në raundin e parë japonezen Yui Susaki, kampionen në fuqi.