Paris 2024

Japonia fiton ndaj Brazilit me përmbysje të rezultatit

Paris 2024

Futbollistet e Japonisë kanë arritur fitore me përmbysje të rezultatit ndaj Brazilit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:1, dhe i takoi ndeshjes së dytë të Grupit C në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Brazili ishte duke fituar 1:0 me golin e Jhenifferit në minutën e 56. Epërsia e një goli zgjati deri në minutën e 91-të të ndeshjes, por Japonia e përmbysi rezultatin brenda pesë minutash. Për 1:1 nga penalltia realizoi mbrojtësja Saki Kumagai. Momoko Tanikaëa në minutën e 96 shënoi për 2:1.

Japonia pas dy ndeshjeve të zhvilluara i ka tri pikë dhe renditet në vendin e dytë. Me pikë të njëjta është edhe Brazili që është një pozitë më poshtë. Spanja e mban vendin e parë me katër pikë të fituara. Nigeria është e fundit me një pikë.