Paris 2024

Italia mposht Japoninë, kualifikohet në gjysmëfinale

Italia volejboll -= Paris 2024

Foto: Associated Press

Italia është gjysmëfinalistja e radhës në garën e volejbollit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. 
Të hënën, volejbollistët italian në “South Paris Arena” kanë mposhtur Japoninë me rezultatin 3:2 në sete. 

Japonia i fitojë dy setet e para me rezultatin 25:20 e 25:23. Por Italia bëri rikthim të madh duke fituar tri sete radhazi. Seti i tretë u mbyll me rezultatin 27:25, seti i katërt me rezultatin 26:24 dhe seti i fundit me rezultatin 17:15. 

Ëndrra që japonezët kanë për të fituar medaljen e parë në Lojërat Olimpike përfundoi në çerekfinale.