Pavarësisht nëse Franca e fiton apo jo titullin e parë në turneun olimpik të futbollit që prej vitit 1984, arritja në finale kundër Spanjës konsiderohet sërish sukses, ka thënë Thierry Henry të enjten në konferencën për shtyp.
Henry beson se ëndrra e tij tashmë është bërë realitet dhe se ndihet krenar me futbollistët e tij.
“Kjo ngjarje është e veçantë sepse ne nuk mendojmë të përfundojmë në vendin e dytë apo të tretë, apo të fitojmë medalje. Tregimi jonë është suksesi dhe le të provojmë ta bëjmë atë sa më madhor”, ka thënë Henry.
Franca dhe Spanja luajnë në finale të shtunën në ndeshjen që nis në orën 18:00 në “Parkun e Princave”.
Henry shpreson se Franca do ta ndiejë praninë e tifozëve në Olimpiadë, pasi për herë të parë do të luajë në Paris, qëkur nisi turneu.