Paris 2024

Henry i pakënaqur me sjelljet e futbollistëve francezë

Franca - Argjentina

Selektori Thierry Henry nuk ishte i kënaqur me sjelljen e disa futbollistëve francezë pas përfundimit të ndeshjes Franca - Argjentina.

Franca e siguroi gjysmëfinalen në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, pasi të premten mbrëma e mposhti Argjentinën me rezultatin minimal 1:0. Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Francës dhe Argjentinës, ishin përfshirë në një përleshje. Mesfushori i Francës, Enzo Millot, u ndëshkua me karton të kuq.

“Unë nuk jam dakord me atë që ndodhi në fund. Një nga lojtarët e mi mori karton të kuq dhe unë nuk e pranoj këtë, nuk duhet të ndodhë. Shkova t’i shtrëngoja dorën trajnerit argjentinas Javier Mascheranos dhe kur u ktheva e pashë situatën”, ka thënë Henry, shkruan të shtunën “Reuters”.

Franca të hënën në gjysmëfinale do të takohet me Egjiptin.