Hendbollistët e Gjermanisë kanë fituar ndaj Japonisë me rezultatin 37:26. Ndeshja u zhvillua në “South Paris Arena” dhe u takoi Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
Gjermania ishte dominuese nga fillimi i takimit duke kaluar në epërsi të hershme kundër Japonisë. Gjermanët e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 21:10.
Renars Uscins ishte më efikasi te Gjermania me shtatë gola nga shtatë tentime.
Te Japonia më i dalluari ishte Naoki Fujisaka. Ai e mbylli ndeshjen me gjashtë gola nga gjashtë tentime.
Gjermania kryeson në Grupin A me dy fitore të arritura. Gjermania në listën e vendeve për medalje të fituar është e teta me dy medalje të arta.