Paris 2024

Hajdutët grabisin kampionin olimpik

Logan Martin

“Ky është fillim i çmendur i rrugëtimit tim olimpik”, shkruan çiklisti australian i “BMX”, Logan Martin. Çiklistit profesionist iu thye vetura dhe iu vodhën çanta e shpinës dhe portofoli.

Fituesi i medaljes së artë në Tokio postoi tre video në Instagram për të treguar shkallën e dëmtimit. Në video shihen xhamat e thyer të veturës.

“Është turp kur njerëzit ndiejnë nevojën për të diçka të tillë”, ka shprehur zemërimin e tij çiklisti australian.

Martin kishte lënë dy biçikletat në dhomën e hotelit.