Paris 2024

Haiyang me kritika për testuesit e dopingut

Qin Haiyang

Notari kinez, Qin Haiyang, ka akuzuar testuesit e dopingut në Lojërat Olimpike se ishin pjesë e një komploti “evropian dhe amerikan”, për të shqetësuar ekipin e Kinës.

Haiyang të premten në rrjetet sociale është shprehur se notarët e Kinës ishin testuar pesë deri në shtatë herë secili në vetëm dhjetë ditët e para në Francë, në çdo kohë të ditës dhe të natës.

“Testet vijnë herët në mëngjes para se të jemi zgjuar, gjatë periudhave të pushimit të mesditës, duke na detyruar të pushojmë në divanet e hotelit dhe madje edhe vonë natën, duke na mbajtur zgjuar pas mesnatës. Kjo dëshmon se ekipet evropiane dhe amerikane ndjehen të kërcënuara nga paraqitjet e ekipit kinez në vitet e fundit. Kur ke ndërgjegje të pastër, nuk ke frikë nga shpifjet. Unë dhe bashkëlojtarët e mi do t’i rezistojmë presionit dhe do të fitojmë më shumë medalje për të heshtur skeptikët”, deklaroi Haiyang.