Paris 2024

Gjermania fiton të artën në triatlon

Gjermania triatlon - medalja e arte olimpike

Foto: Associated Press

Laura Lindemann ia siguroi Gjermanisë të hënën medaljen e artë olimpike në triatlon, në disiplinën miks. 
Në stafetën miks të triatlonit të përzier, secili garues vrapon 2 kilometra, nget biçikletën tetë kilometra dhe noton 300 metra. Stafeta mikse përbëhet nga dy garues e dy garuese.

Për Gjermaninë është medalja e parë e artë në këtë disiplinë. 

Medaljen e argjendtë e fitoi SHBA-ja, kurse të bronztën Britania e Madhe. 

“Unë besova në veten time dhe thjesht dhashë gjithçka. Është e mahnitshme, nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ekipi bëri një punë kaq të madhe dhe ne e merituam medaljen e artë”, u shpreh Lindemann.