Spanja ka kaluar në finale të turneut të futbollit të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Paris.
Spanjollët në gjysmëfinale mposhtën Marokun me rezultatin 2:1. Ndeshja në mes Marokut dhe Spanjës u zhvillua në stadiumin “Stade Velodrome” të Marseillet.
Maroku kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Soufiane Rahimi. Ai shënoi nga penalltia për epërsinë 1:0 në minutën e 37-të. Por spanjollët në pjesën e dytë shënuan dy gola për kalim në finale të Lojërave Olimpike. Fillimisht golin e barazimit 1:1 e shënoi Fermin Lopez në minutë ne 66-të. Lopez ishte protagonist edhe në golin e fitores 2:1. Ai asistoi në golin e shënuar në minutën e 85-të nga Juanlu Sanchez.