Paris 2024

Futboll, Franca finalistja e dytë e Lojërave Olimpike

Franca futboll Paris 2024

Foto: Associated Press

Franca është finalistja e dytë e turneut të futbollit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Franca në gjysmëfinalen e mposhti Egjiptin me rezultatin 3:1. Fitoren e siguroi në vazhdimet dy herë nga 15 minuta. 90 minutat e ndeshjes së luajtur të hënën mbrëma në Lyon, përfunduan baras 1:1. 

Egjipti kaloi në epërsi me golin e Mahmoud Saber në minutën e 62-të, kurse golin e barazimit 1:1 për francezët e shënoi Jean-Philippe Mateta. 

Francezët më pas shënuan dy gola në vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. Mateta shënoi edhe golin e epërsisë 2:1. Ai realizoi në minutën e 99-të, kurse për 3:1 realizues i golit ishte Michael Olise. Ai shënoi në minutën e 108-të. Nga minuta e 92-të, Egjipti luajti me një lojtarë më pak në fushë. Me karton të kuq u përjashtua Omar Fayed.

Më herët të hënën finalen e siguroi Spanja. Pra finalja e turneut të futbollit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” do të zhvillohet në mes të nikoqires, Francës dhe Spanjës.