Triatloni është disiplina që i kushtohet shumë rëndësi në programin olimpik. Dhe të artën në triatlon të mërkurën e fitoi francezja Cassandre Beaugrand.
Fitorja e saj ishte taktike, ndërsa shkëputjen e bëri 1500 metra para fundit. Kishte përkrahje të jashtëzakonshme nga tifozët francezë.
E arta e Beaugrandit është e para për Francën në triatlonin olimpik.
Julie Derron e Zvicrës ishte e dyta, ndërsa Beth Potter e Britanisë së Madhe e treta.
Triatloni përbëhet nga not prej 1500 metra, çiklizëm prej 40 kilometra dhe vrapim prej 10 kilometra. Pjesa e notit është bërë në lumin Sena, ndonëse ka pasur shumë diskutime lidhur me cilësinë e ujit.