Simone Biles ishte në podium dhe shikoi drejt gjimnastes tjetër, Jordan Chiles. Miket e vjetra të ekipit amerikan të gjimnastikës e dini se duhej të gjenin një mënyrë për të nderuar yllin brazilian Rebeca Andrade. Ato thjeshtë nuk ishin të sigurta se si ta bënin këtë.
Ajo që e bënë amerikanet pas medaljes së artë të Andrades në disiplinën e dyshemesë, në ditën e fundit të garave të gjimnastikës në Paris, simbolizon gjendjen aktuale të këtij sporti në Lojëra Olimpike.
Dhe shpresojmë se tregon drejtimin e gjimnastikës.
Biles, që pa asnjë dilemë është gjimnastja më e madhe e të gjitha kohërave, dhe Chiles, që ka tri medalje olimpike, ranë në njërin gju derisa ishin në dy anët e podiumit. Ishte një shfaqje respekti për Andraden, përsosmëria e së cilës është simbol i një sporti që po bëhet i larmishëm, më gjithëpërfshirës dhe ndoshta gjithnjë e më pozitiv.
“Ishte gjëja e duhur për të bërë”, tha Biles për momentin e fotografisë që shpejt u bënë virale. Ka pasur shkrime se fotografia meriton vend në pjesët më të njohura të artit në Paris.
Fotografia dhe momenti përshtaten plotësisht me shpirtin olimpik dhe madhështinë e Lojërave Olimpike.
Biles, Chiles e Andrade kanë pasur shumë shkëlqim e shumë suksese para garës individuale në dysheme, të zhvilluar të hënën. Të suksesshme ishin edhe italianet, duket fituar medalje në garën ekipore. Suksese kishin edhe Kina, Japonia e vende të tjera.
Gjithë gara e gjimnastikës ishte shumë e bukur dhe e mbushur me emocione.
Biles natyrisht është shquar. Ajo për më tepër ka inkurajuar gjimnastet tjera finaliste. Është dëgjuar duke i përkrahur zëshëm ato. Nuk kishte të bënte me vendin prej nga vinin. Apo me moshën.
Ajo foli në superlativ për italianet Alice D’Amato dhe Manila Esposito.
“Jam shumë e entuziazmuar për to, pasi tani po vendosin themelin për italianet e tjera”, tha ylli amerikan.
Biles dhe amerikanet tjera kanë mundësuar që të shkatërrohen stereotipet që gjimnastika është vetëm për vajza shumë të reja.
Amerikanet i fituan tetë nga 18 medaljet e mundshme. Biles i fitoi katër dhe tashmë i ka 11 gjithsej.
27-vjeçarja la të hapur mundësinë që të garojë në Los Angeles 2028. Biles e shijoi Olimpiadën e Parisit si asnjë më parë. Dhe arriti rezultate të mëdha po ashtu.
Por trashëgimia e saj shkon përtej paraqitjes në pikat e ndryshme të programit të gjimnastikës. Fotografia, që do të jetë ikonike, është prej kontributeve të saj.