Paris 2024

Fitore e dyshes Nadal - Alcaraz

na

Rafael Nadal 38-vjeçar, 14 herë kampion i French Open dhe Carlos Alcaraz 21-vjeçar, e kanë nisur me fitore turneun olimpik të tenisit në “Parisi 2024”.

Dyshja spanjolle eliminoi të shtunën argjentinasit Maximo Gonzalez dhe Andres Molteni, në turneun e tenisit në dyshe.

Nadal/Alcaraz fituan me rezultatin 2:0 në sete, 7:6 dhe 6:4, në meçin që zgjati një orë e 47 minuta.

Kundërshtari i tyre në raundin e dytë do të jetë Holanda apo Hungaria.

Nadal dhe Alcaraz do të garojnë edhe në garat individuale.