Paris 2024

Etiopiani Tola fiton maratonën, i jep fund dominimit të Kenisë

Etiopiani Tola fiton maratonën, i jep fund dominimit të Kenisë

Vrapuesi nga Etiopia, Tamirat Tola, ka fituar maratonën në Lojërat Olimpike të Parisit. Tola triumfoi të shtunën në mëngjes dhe i dha fund dominimit të Kenisë në këtë disiplinë.

Tola arriti rekord olimpik prej 2 orë, 6 minuta e 26 sekonda. I dyti ishte vrapuesi i Belgjikës, Bashir Abdi, që  mbeti 21 sekonda prapa. Benson Kipruto fitoi të bronztën për Keninë. Mbeti 34 sekonda prapa kampionit olimpik.

Tola shikoi prapa kur iu afrua vijës së finishit dhe kishte kohë të gëzohej. Kampioni i dyfishtë, Eliud Kipchoge kishte garë të vështirë. Ai ishte tetë minuta prapa Tolas pas 30 kilometrave dhe nuk e përfundoi garën. 

Vrapimi  në 42 kilometra u zhvillua në mot me diell.

Atleti i fundit jokenian që fitoi maratonën olimpike ishte Stephen Kiprotich i Ugandës në vitin 2012.

Tola hyri në maratonë vetëm dy javë më parë, pas lëndimit të Sisay Lemmas. 

Gjatë garës është nderuar keniani Kelvin Kiptum, rekordmeni në maratonë. Ai ishte favorit për të artën, por më 11 mars vdiq në një aksident automobilistik.