Paris 2024

Edhe Dudaevi ndalet në luftën e dytë

Edhe Dudaevi ndalet në luftën e dytë

Pas Zelimkhan Abakarovit dhe Chermen Valievit, edhe Ismal Dudaev u ndal në luftën e dytë në Lojërat Olimpike.

Dudaevi po prezanton Shqipërinë në mundje, në kategorinë deri 65 kilogramë në stil të lirë. Fillimisht e mposhti Gaku Akazaëan e Samoas me rezultat 10:0. Por në çerekfinale humbi 11:0 nga Rahman Amouzad i Iranit. 

Varet nga   rezultati i iranianit nëse Dudaevi do të ketë rast për medalje të bronztë përmes repesazhit.

Abakarovi nuk vazhdoi në repesazh, ndërsa  Valievi po. Valievi është një  fitore larg medaljes së bronztë, që do të ishte historike për Shqipërinë.

Të tre mundësit janë nga Rusia, por të natyralizuar prej Shqipërisë.


Edhe Dudaevi i Shqipërisë kalon pengesën e parë

Islam Dudaev është mundësi i tretë i natyralizuar që garon për Shqipërinë në Lojërat e Parisit.

Ai nisi garimin të shtunën në kategorinë deri 65 kilogramë.

Në xhiron e parë e mposhti bindshëm, 10:0, mundësin nga Samoa, Gaku Akazawa. Tani në çerekfinale përballet me Rahman Amouzadin e Iranit.