Simone Biles e ka kaluar mbi një dekadë duke shfaqur spektakël në gjimnastikë.
Dhe për shkak të shfaqjeve fantastike nëpër gara, në Kodin e Pikëve, pesë elemente janë emëruar me emrin e saj.
Dy prej tyre janë në disiplinën e kalit pa dorëza.
Biles vlerësohet si gjimnastja më e mirë e të gjitha kohëve.
Vazhdon të jetë yll edhe në Olimpiadën e Parisit.
Trajneri i saj, e ka quajtur atë të jashtëzakonshme.
“Jo, nuk është normale. Ajo është e jashtëzakonshme”, ka thënë trajneri Laurent Landi pas kampionatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2023.