Notarja Kate Douglass e ka fituar medaljen e artë në disiplinën 200 metra bretkosë në Lojërat Olimpike të Parisit të enjten.
Ajo e mposhti në konkurrencë kampionen në fuqi, Tatjana Smith, dhe i dhuroi ekipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës medaljen e katërt.
Douglas e preku murin me kohën 2:19.24 sekonda në “La Defense Arena”, me 0.36 sekonda më shpejtë se medalistja e argjendtë, Smith.
Për Douglassin është medalja e parë e artë olimpike dhe e dyta, pas medaljes së argjendtë në disiplinën 4x100 metra stil të lirë.
Në po të njëjtën garë, por në konkurrencën e meshkujve, Hubert Kos i Hungarisë, e fitoi medaljen e parë të artë olimpike në not, në “Parisi 2024”.
Kampioni i botës e përfundoi garën me kohën 1:54.26 sekonda, me 0.56 sekonda para medalistit të argjendtë, grekut Apostolos Christou, në “La Defense Arena”.
Zvicerani Roman Mityukov e fitoi të bronztën.
Kos punon me trajnerin të cilin e kishte stërvitur Michael Phelpsin, Bob Bowman.