Amerikania Tara Davis-Woodhall pati paraqitje mbresëlënëse të enjten mbrëma në Paris, duke e fituar medaljen e artë në kërcim së gjati të enjten mbrëma.
Davis-Woodhall e përmirësoi rekordin e saj personal nga Kampionati Botëror vitin e kaluar kur e fitoi të argjendtën.
25-vjeçarja pati kërcim prej 7.10 metrave, duke e mposhtur në konkurrencë medalisten e artë olimpike nga “Tokio 2020”, Malaika Mihambo të Gjermanisë, që është edhe tri herë kampione e botës. Ajo pati kërcim prej 6.98 metrave.
Jasmine Moore, amerikania tjetër, e siguroi të bronztën me 6.96 metra kërcim së gjati.