Joshua Cheptegei i Ugandës ka arritur që ta fitojë medaljen e artë olimpike në vrapimin 10 mijë metra në “Stade de France” të premten.
Tri herë kampioni i botës regjistroi edhe rekord olimpik me kohën 26 minuta, 43 sekonda e 14 të qindtat.
Berihu Aregawi i Etiopisë e fitoi të argjendtën, ndërsa amerikani Grant Fisher fitoi të bronztën.
Koha e Aregawit ishte 26:43.44, ndërsa e Fisherit 26:43.46.