Britania e Madhe të shtunën e ka mposhtur Spanjën 4:0, në ndeshjen hapëse të Grupit A në hokej, në Lojërat Olimpike të Parisit.
Dy gola i shënoi Gareth Furlong, ndërsa me nga një gol në fitore kontribuuan Nicholas Park dhe Rupert Shipperly.
Britania e Madhe, e udhëhequr nga David Ames i Irlandës së Veriut, synon të sigurojë medaljen e parë të artë olimpike, qëkur triumfoi në vitin 1988.
Britania e Madhe do të takohet me Afrikën e Jugut të dielën në mbrëmje në ndeshjen e radhës, para se të përballet me Holandën. Më pas ballafaqohet edhe me Francën nikoqire dhe kampionen e botës, Gjermaninë. Katër skuadrat e para të të dyja grupeve avancojnë në çerekfinale. Dy të tjerat largohen nga gara. Secili grup përbëhet nga gjashtë përfaqësuese.
Fitore në Grupin B shënuan edhe Belgjika dhe Argjentina. Kampionia në fuqi e Lojërave Olimpike në këtë sport, Belgjika, e mposhti Irlandën 2:0, kurse Australia e mposhti Argjentinën, 1:0.