Paris 2024

Brazili e mposht Japoninë në basketboll

bra

Brazili e ka mbyllur me fitore Grupin B në turneun olimpik të basketbollit në “Parisi 2024”.

Brazili të premten e mposhti Japoninë me rezultatin 102:84. Brazili është në vendin e tretë me katër pikë të fituara, kurse Japonia është e fundit me tri pikë dhe eliminohet nga turneu. Dy skuadrat e para në secilin prej tri grupeve kualifikohen automatikisht në çerekfinale. Avancojnë edhe dy skuadrat më të mira të vendeve të treta.

Më i dalluari në fitore te Brazili ishte Bruno Caboclo me 33 pikë, 17 kërcime dhe një asistim. Te Japonia u veçua Josh Hawkinson me 26 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.