Boksierja Lin Yu-ting e Tajvanit ka mposhtur bullgaren Svetlana Kamenova Staneva me vendim unanim në çerekfinale të dielën dhe ka siguruar medalje olimpike në “Paris 2024”.
Lin dhe algjeriania Imane Khelif kanë qenë në qendër të vëmendjes në Lojërat Olimpike në Paris, pasi ishin diskualifikuar nga Botërorin 2023 për shkak të dështimit në testin gjinor të Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit (IBA).
Të dy boksieret ishin diskualifikuar në Botërorin 2023 të boksit, pasi dështuan të përmbushin rregullat e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit. IBA ndalon boksieret me kromozome XY të burrave që të garojnë në konkurrencë të grave.
Ka pasur reagime të shumta ndaj Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që ka lejuar garimin e dy boksiereve.
Lin garon në kategorinë deri 57 kilogramë e Khelif në atë deri 66 kg.