Gjimnastja e famshme amerikane Simone Biles ka ndihmuar ekipin e SHBA-së drejt medaljes së artë olimpike në “Paris 2024” në garën ekipore.
Për Bilesin është medalja e pestë e artë olimpike, pas katër sa i fitoi në Rio de Janeiro në vitin 2016. Ajo fitoi edhe një të bronztë në Rio, dhe një të argjendtë e një të bronztë në “Tokio 2020”.
Biles i quajti Lojërat Olimpike në Paris si garë rikthimi. SHBA-ja triumfoi të martën në konkurrencë të gjimnasteve dukshëm para Italisë e Brazilit.