Gjimnastja që vazhdon të shkruajë histori, amerikania Simone Biles, e ka fituar të shtunën edhe një tjetër medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit.
Biles ka dominuar edhe në disiplinën e kalit pa doreza dhe ka dalë më e suksesshme se medalistja e argjendtë olimpike, braziliania Rebeca Andrade.
Amerikania tjetër, Jade Carey, e fitoi të bronztën.
Biles në tentimin e parë grumbulloi 15.700 pikë.
Trajneri i saj, Laurent Landi, duartrokiti fort për gjimnasten të cilën e stërvit prej vitesh.
Ajo impresionoi edhe në tentimin e dytë. I fitoi 14.900 pikë.
Në fund, 27-vjeçarja nuk e rrezikoi fare triumfin në “Bercy Arena” dhe u stolis me medaljen e artë, me mesataren e 15.300 pikëve.
Biles e kishte ndërprerë karrierën për dy vjet për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Por, është rikthyer, dhe e ka rikonfirmuar se është më e mira në gjimnastikë.
Ajo mund të fitojë edhe dy medalje tjera të hënën, kur garon në disiplinën e trarit gjimnastikor dhe ne dysheme.
Ajo në total ka dhjetë medalje olimpike, prej tyre shtatë të arta.