Paris 2024

Australiani mbron titullin në “skateboard”

Keegan Palmer

Superylli australian, Keegan Palmer, e ka mbrojtur medaljen e artë në garën me skejtbord në park. 

Pas medaljes së artë të fituar tre vjet më parë në Tokio, Palmer të mërkurën fitoi medaljen e artë edhe në Paris. 

Tom Shaar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Augusto Akio i Brazilit fitoi medaljen e bronztë.