Basketbollistët e Australisë e kanë fituar ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike të Parisit.
Australia të shtunën në Lille fitoi me rezultatin 92:80 ndaj Spanjës, në ndeshjen hapëse të Grupit A. Për Australinë nuk u paraqit basketbollisti Dante Exum për shkak të lëndimit. Ndërkohë, Rudi Fernandes i Spanjës u bë basketbollisti i parë që merr pjesë në gjashtë turne olimpikë.
Më i dalluari në fitoren e Australisë ishte Jock Landale me 20 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime. Josh Giddey pati 17 pikë.
Spanjës nuk i ndihmuan 27 pikët dhe pesë kërcimet e Santi Aldamas.