Paris 2024

Atleti polak suspendohet për doping

Norbert Kobielski

Garuesi i Polonisë në kërcim së larti, Norbert Kobielski, është suspenduar përkohësisht për doping, pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit.

Këtë e bëri të ditur Njësia e Integritetit të Atletikës.

27-vjeçari, që ka rekord personal prej 2.33 metra, ishte i dhjeti në Botërorin e kaluar dhe i gjashti në Evropian në Romë, muajin e kaluar.

Kobielski është larguar nga delegacioni olimpik i Polonisë në Paris. Ai doli pozitiv në testimin për “pentedrone”.