Përfaqësuesja e Marokut ka marrë pikë ndaj Argjentinës në nisje të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Paris.
Maroku të mërkurën gjatë ditës ishte në epërsi deri në fund 2:1, në ndeshjen që u zhvillua në Saint-Etienne dhe i takoi Grupit B.
Por argjentinasit barazuan në minutën e 16-të të kohës shtesë për rezultatin përfundimtar, 2:2.
Sulmuesi Soufiane Rahimi i shënoi të dy golat për marokenët.
Të parin e realizoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, me asistim të Achraf Hakimit.
Rahimi realizoi për 2:0 në minutën e 51-të, nga penalltia.
Për Argjentinën shifrat i ngushtoi sulmuesi Giuliano Simeone, në minutën e 68-të, ndërsa golin e barazimit e realizoi Cristian Medina i Boca Juniorsit.
Për përfaqësueset e futbollit në Olimpiadë, vetëm tre lojtarë janë mbi moshën 23-vjeçare. Tek Argjentina janë ylli i Manchester Cityt, Julian Alvarez, ai i Benficas, Nicolas Otamendi dhe portieri 32-vjeçar i Ajaxit, Geronimo Rulli.
Përveç 25-vjeçarit Hakimit të PSG-së dhe Rahimit 28-vjeçar që është pjesë e Al Ainit, te Maroku është edhe portieri 35-vjeçari Munir.