Paris 2024

Ylli i sprintit thotë se Lojërat e Parisit kanë përfunduar për të

Ylli i sprintit thotë se Lojërat e Parisit kanë përfunduar për të

"Sinqerisht, i juaji, njeriu më i shpejt në botë për katër vitet e ardhshme" - ka shkruar Lyles në fund të letrës së tij (Foto: Noah Lyles - platforma X)

Amerikani Noah Lyles ka thënë se Lojërat e Parisit kanë përfunduar për të, pak orë pasi i është dashur kujdesi mjekësor pas vendit të tretë në 200 metra vrapim. Është zbuluar se sprinteri amerikan pranoi rezultat pozitiv në testimin për COVID.

Lyles pranoi rezultatin pozitiv të martën, sipas zyrtarëve amerikanë, dy ditë pasi fitoi të artën olimpike në 100 metra vrapim. Është dukur i shkatërruar fizikisht të enjten mbrëma pas garës në 200 metra vrapim.

“Besoj se ky do të jetë fundi për mua në këto Lojëra. Nuk është Olimpiada që kam ëndërruar, por më ka sjellë shumë gëzim në zemrën time”, ka shkruar Lyles.

Amerikani largohet si kampion olimpik në disiplinën më atraktive të atletikës, por kishte synim për katër medalje të arta. Ka planifikuar suksesin edhe në stafetën 4x100 metra dhe 4x400 metra.

Lyles pësoi humbjen e parë në finale të 200 metrave në tri vjetët e fundit. Letsile Tebogo i Botsuanës fitoi të artën, ndërsa Kenny Bednarek i SHBA-së të argjendtën. Lyles ka uruar dy sprinterët. Ai doli i treti, duke fituar të bronztën në distancën që e dominoi për shumë vjet.

Letra e Noah Lyles: