Trajner Driton Kuka ka bërë një postim emocional për mbesën e tij, Loriana Kukën. Loriana la jetën në Zvicër për t’u bërë pjesë e ekipit të Kosovës në xhudo. Ka arritur suksese kulmore duke fituar medalje botërore e evropiane. Në Olimpiadën e Parisit, Loriana u ndal në luftën e dytë të enjten.
Trajneri Kuka ka paralajmëruar largimin e Lorianës nga sporti.
“Lori të uroj fatin e botës në jetë tash e tutje, në rrugëtimin e ri jetësor. Faleminderit për krejt”, ka shkruar Driton Kuka.