Regjisori i njohur Kosovar, Ismet Sijarina, ishte i ftuar në emisionin “Nëpër Film”, me ç’rast diskutoi rreth projektit të ri filmik të metrazhit të gjatë, “Burek”.
Filmi i cili është në zhvillim e sipër, përveç përkrahjes që e ka fituar nga QKK-ja për zhvillim skenari, ka arritur të fitojë mbështetje edhe nga “SEE Cinema Netwok”.
“Burek” është një film i cili e sjell historinë e Hektorit, një burrë 45 vjeç, emigrant nga Kosova që martohet për letra me një vajzë gjermane (Kristine). Hektori e gjen veten të ngatërruar në situata komplekse emocionale të papritura dhe jashtë çdo planifikimi, përderisa Hakani një burrë rreth 37-vjeçar, punonjës social, është caktuar që të përcjellë rrjedhën e kësaj lidhjeje martesore.