Të shtunën në “Nëpër Film” bashkëbisedojmë me aktoren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Drita Kaba-Karaga. Në këtë intervistë ajo shpalos detaje rreth filmit të saj të ri, “Burri i shtëpisë”, me regji të Andamion Murataj. Filmi fokusohet te Frani, rol ky të cilin e luan Karaga. Është një personazh kompleks. Jeton si beqare, në traditën e një virgjëreshe të betuar shqiptare. Për t’u bërë nënë e mbesës së saj të vogël, e cila ka mbetur jetime, Frani duhet ta bëjë zgjedhjen e vështirë: të vazhdojë ta mbajë statusin e një burrneshe, ose të heqë dorë nga të gjitha dhe të rilidhet me ndjenjat femërore të nënës, të cilat ajo i ka ndrydhur për një kohë të gjatë.
Përveç tjerash sjellim një material për edicionin e 17-të të “PriFestit”, që për gjashtë ditë rresht ka bërë bashkë në kryeqytet adhurues të shumtë të filmit vendor dhe të huaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga skena e Hollyoodit në fokus është projekti i zhanrit aksion “The Rip”, që i bënë bashkë në ekran yjet, Matt Damon dhe Ben Affleck. Filmi lansohet së shpejti në Netflix.
Ndiqeni edicionin e ri të emisionit “Nëpër Film”, të shtunën në ora 16:30!