Sokol Havolli, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se që nga nesër, ditë e hënë, do të fillojë të kërkojë nënshkrime nga të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me ndotjen e ajrit në Prishtinë.
Ka thënë se ka diskutime rreth kësaj çështje, por se askush nuk po ndërmerr masa të menjëhershme për ta përmirësuar nivelin e ndotjes së ajrit.
Ai shtoi se listën me disa hapa preliminar për adresim të emergjent ai do ta paraqesë në seancë.
Postimi i Havollit në Facebook:
NDOTJA E AJRIT NË PRISHTINË!
Nga nesër do të filloj të kërkojë nënshkrimet e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës për seancë të jashtëzakonshme lidhur me nivelin e ndotjes së ajrit në Kryeqytet.
Kjo temë ishte aktuale edhe vitin e kaluar. U nisën disa masa nga Qeveria, por se ku kanë mbetur më nuk ka informata.
Në anën tjetër, asnjë hulumtim shkencor nuk ka se kush janë shkaktarët e ndotjes.
Diskutohet se është KEK-u, por KEK-u nuk prekë çdo lagje të Prishtinës.
Diskutohet se janë automjetet, por asnjë hulumtim specifik nuk ka.
Diskutohet edhe për përdorimin e qymyrit nga ekonomitë familjare (mjaft e bazuar sepse edhe lagjet që gravitojnë tek parku i taukbashqes janë po aq të ndotura). E shumë shkaktarë të tjerë.
Në këtë seancë do të parashtrojmë problemin që tashmë është sikur elefanti në dhomë, dhe do të shprehim me të gjithë asambleistët e nënshkruar gatishmërinë që përmes vendimmarrjes së Kuvendit Komunal të merrem hapa të nevojshëm për periudhën afatshkurtë, por edhe të obligohet ekzekutivi që në periudhë afatgjatë të adresoj problemin e ajrit të ndotur.
Një listë me disa hapa preliminar për adresim të emergjent do ta paraqes në seancë.