Pa asamblistët e LDK-së e PDK-së ka nisur të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritet të shkarkohen aksionarët e ndërmarrjeve publike.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Fehmi Kupina ka dhënë dorëheqja nga kjo parti.
Ai është deklaruar kryesues i pavarur.
Kupina ka thënë se me iniciativën e disa asamblistëve dhe me nënshkrimin e 24 këshilltarëve sot kanë thirrur mbledhje të jashtëzakonshme.
Ai ka shtuar se nga sot është anëtar i pavarur i Kuvendit dhe nuk do të jetë pjesë e asnjë partie.
Kupina ka thënë se do t’i përfaqësojë qytetarët në mënyrë të pavarur.