Gjimnazi “Xhevdet Doda” nuk do të mbajë të hënën mësim. Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare në Facebook të këtij institucioni arsimor.
Përmes njoftimit thuhet se Ministria e Planifikimit dhe Mjedisit do të bëjë disa vlerësime mjedisore në atë rrethinë.
E krejt kjo ka ardhur pas rrënimit të një ndertese në lagjen “Lakrishtë” e cila dyshohet të ketë pasur material të azbestit i cili konsiderohet të jetë kancerogjen.
E përmes një konference për media, Lëvizja Vetëvendosje sot ka kërkuar që të mos mbahet mësimi në këtë shkollë, për shkak të rrezikut që mund të shkaktohet.
Njoftim: Njoftohen nxënësit dhe mësimdhënesit se nesër me 04.10.2021 nuk do të mbahet mësim në shkollën tone, pasi që...
Posted by Gjimnazi "Xhevdet Doda" on Sunday, October 3, 2021