Luftarake

Xhudistët nga Panamaja vijnë për ushtrime në Kosovë

Xhudo, sport, xhudistet

Xhudistë nga Panamaja

Sistemi i punës së ekipit të Kosovës në xhudo tashmë është shumë joshës për komunitetin e këtij sporti në mbarë botën. Dhe numri i xhudistëve që kërkojnë të ushtrojnë në Kosovë sa shkon e rritet. 
Të martën në Pejë është vendosur ekipi nacional i Panamasë, vendit në Amerikën Qendrore. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Kosovës, Driton Kuka.

Kuka ka treguar se xhudistët nga Panamaja erdhën si pjesë e projektit “Muaji i Diplomacisë Sportive”, që zhvillohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos”.

“Federata jonë dhe federata e Panamasë, me përkrahjen logjistike të Ambasadës së Kosovës në Panama, krijuan mundësinë e qëndrimit dyjavor të ekipit të xhudos nga Panamaja në vendin tonë. Kosova, atraktive për sukseset e sportit të xhudos. Falë sukseseve po bëhet pikë e turizmit sportiv tash e sa vjet”, ka shkruar Kuka.