Mundësi i Kosovës, Egzon Xhoni, ka garuar të dielën në Kampionatin Evropian U23 që po mbahet në Tiranë. Xhoni garoi në kategorinë deri 74 kilogramë në stil të lirë. Humbi në përballjen e parë nga Muhamed Bektemirov me rezultat 10:0.
Bekterimov e përfaqëson Austrinë.
Xhoni është mundësi i vetëm i Kosovës në Evropianin U23.
Ai u lëndua gjatë përballjes me mundësin e Austrisë.