Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Tysoni i kthehet boksit, pritet të boksojë me legjendën Mayweather

Mike Tyson dhe Floyr Mayweather

Mike Tyson ende po e planifikon meçin e boksit me Floyr Mayweatherin.

Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë, Tyson, ka thënë se ka zhvillime lidhur me luftën me Mayweatherin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po, po ndodhë”, ka thënë Tyson.

Ai ka shtuar se ishte Mayweather që e sfidoi për të boksuar .

Në shtatorin e kaluar fillimisht u shkrua për një luftë të dy legjendave.

Mayweatheri është pensionuar në vitin 2017. Prej atëherë i ka zhvilluar tetë luftëra ekzibicionale, së fundi në vitin 2024.

Tysoni është 59-vjeçar dhe prej emrave më të mëdhenj të boksit në histori. I ka dhënë fund karrierës në vitin 2005, por në vitin 2024 zhvilloi meç me Jake Paulin, personazhin e njohur të YouTube. Humbi por fitoi shumë miliona.

Mayweather është 48-vjeçar.

Një meç mes tyre do të ofronte për të dy fitim të majmë.