Xhudo

Tjetër medalje për Kosovën, Distria në finale të Evropianit

Distria Krasniqi

(15:30) - Kosova ka siguruar tjetër medalje të madhe në xhudo. Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian në Zagreb dhe e ka të sigurt medaljen.

Distria në gjysmëfinale e mposhti spanjollen

Ariane Toro Soler. Ndaj saj dominoi plotësisht.


Distria me 'ippon' të shpejtë, kalon në gjysmëfinale

(13:58) - Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Evropianit në Zagreb. Në çerekfinale e mposhti bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz. 

Ndaj saj fitoi për më pak se një minutë me mbajtje, përkatësisht me teknikën Osaekomi.


(12:48) - Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka nisur me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb.

Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52 kilogramë. Në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti ukrainasen Anna Borodina. Ndaj saj realizoi uazari të shpejtë e më pas konfirmoi fitoren me Ippon, me mbërthim.

Flaka Loxha u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo humbi në kohën shtesë nga kroatja Tihea Topolovec. Flaka i pësoi tri dënime.