Boksieri shqiptar me shtetësi kroate, Agron Smakiqi, dyshon që Tyson Fury do të pensionohet nga boksi. Në fakt ka plot të tillë që dyshojnë se Fury do të pensionohet, ndonëse këtë e deklarojë të hënën. Fury edhe të paktën tri herë në të kaluarën ka njoftuar se po pensionohet, për t’u kthyer më pas.
Smakiqi, që ka bërë sparing me Furyn, beson se kjo do të ndodhë sërish. 34-vjeçari Smakiqi në shumë raste ishte partner i stërvitjes për Furyn. Në boksin profesionist, Smakiqi ka 20 fitore e dy humbje.
“Mendoj se bëhet fjalë për shfaqje, që Fury dëshiron të rritë interesimin për vete pasi planifikon meçin me Joshuan, që mund të realizohet. Ai është tërhequr shumë herë nga boksi dhe gjithnjë është kthyer kur kishte më shumë para apo kur zgjohej në disponim më të mirë. Është njeri i tillë. Një ditë është e mirë, një tjetër e keqe, ndërsa ditën e tretë e urren gjithë botën. Meçi mes tij dhe Joshuar do të realizohet sigurisht, ndërsa Fury kështu mund të fitojë më shumë para”, ka thënë Smakiqi për “index.hr”.
Për Smakiqin një vit më parë kanë shkruar shumë media të huaja, për çarjen në vetull që ia shkaktoi Furyt në stërvitje. Për shkak të atij lëndimi Tyson Fury kishte shtyrë meçin e parë me Oleksandr Usykun.